Lumi Zall i Okshtunit ndodhet në Shqipërinë lindore. Fillon në rrethin e Librazhdit dhe përfundon në rrethin Bulqize, me një gjatësi prej 28 km. Ujërat e lumit Zall janë degë e lumit Drini, ku do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë do të jetë rreth 159,209,338 kWh. Ky stacion është krijuar në bazë të një Dige betoni të kompaktuar (RCC) sipas të dhënave kryesore më poshtë:
Lartësia e Digës: H=60 m | Gjerësia e Digës në fund :Bb=60 m |
Sasia e RCC: V=180,000 m3 | Gjerësia e Digës në majë Bt=6 mIn |
Gjatësia e Digës në majë: L=210 m | Ka rreth :7 km tuba çeliku Ø 2000mm |
Nga viti 2014 deri në dhjetor 2017, “Gjoka Konstruksion” sh.a ka investuar dhe punuar në Hidrocentralin e Okshtun, Qarku Dibër, ku zotëron 50% të aksioneve dhe ka realizuar 100% të projektit. Fuqia totale e instaluar është 33.280 kW dhe investimi i përgjithshëm është 52 milion Euro.
Punëdhënësi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Inxhinier Kosulent: “E.B.S” Sh.p.k, Ing. Fahri Maho