E.B.S është një kompani konsulence inxhinierike me qendër në Tiranë, Shqipëri. Kompania është themeluar në vitin 2007 dhe që atëherë ka ndërmarrë shumë projekte dhe studime, kryesisht të specializuara në Infrastrukturën Ujore dhe Projektimin e HEC-ve.
Si lider në Projektimin e Hidrocentraleve, E.B.S ka projektuar me sukses më shumë se njëqind HEC-e dhe diga në Shqipëri dhe Kosovë. Projektet e infrastrukturës ujore përfshijnë sistemet e furnizimit me ujë në qytetet kryesore në Shqipëri dhe Kosovë.
Të pajisur me pajisje topografike ajroje & tokësore si dhe batimetrike të teknologjisë së fundit, inxhinierët e E.B.S përgatisin modele me saktësi të lartë për përdorim në çdo projekt inxhinierik.