Ne kemi një ekip të inxhinierëve shumë të kualifikuar dhe me përvojë në Projekte Zbatimi. Ne ofrojmë një gamë të tërë të specialiteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, nga Inxhinieria e Ujit dhe e Mjedisit, deri te Dizenjimi strukturor, gjeoteknik dhe elektrik.
Projekt Zbatimi
Studime Fizibiliteti
Kualifikimi dhe përvoja jonë në industri na mundëson të analizojmë që në hapat e para dhe të vlerësojmë fizibilitetin teknik, operacional, ekonomik dhe financiar të një projekti inxhinierik të çdo lloji.
Supervizion Projektesh
Ekipi ynë është me përvojë dhe i licencuar, i kualifikuar për mbikëqyrjen e punëve të infrastrukturës së ujit dhe energjisë, siç janë kanalet e ujitjes dhe kullimit, ujësjellësit dhe kanalizimet, impiante për trajtimin e ujit, portet, digat, tunelet, rrugët, urat, linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet, strukturat e përgjithshme inxhinierike, hidrocentralet, si dhe studimet topografike, batimetrike dhe gjeologjike-gjeoteknike.
Kolaudim Projektesh
Ekipi ynë është i licencuar dhe i kualifikuar për kolaudimin e projekteve të infrastrukturës ujore dhe të energjisë, si kanalet e ujitjes dhe kullimit, ujësjellës-kanalizimet, impiante për trajtimin e ujit, portet, digat, tunelet, rrugët, urat, linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet, inxhinieria e përgjithshme strukturat, hidrocentralet si dhe studimet topografike, batimetrike dhe gjeologjike-gjeoteknike.
Raporte Due Diligence
Përvoja jonë e gjerë në infrastrukturën e ujit dhe industrinë e energjisë do të sigurojë një perspektivë të gjerë që mund të përdorni për të përmbushur nevojat tuaja specifike të projektit, duke siguruar një nivel të lartë të vlerësimit funksional dhe profilizimin e rrezikut të lidhur me një investim të ri.
Studime Topografike dhe Batimetrike
Stafi ynë i topografëve profesionistë e të trajnuar, së bashku me pajisje të teknologjisë moderne mund të trajtojnë një projekt të çdo lloji e madhësie, si: prodhimi i energjisë prej ujit, energjisë diellore ose erës; sistemet e tubacionit; transmetimi dhe shpërndarja elektrike; Programet GIS. Të pajisur me teknologjinë më të fundit, ekipet tona mund të studjojnë terrenet më të vështira për të mbledhur rezultate të sakta dhe në kohën e duhur. Burimet tona e bejnë të mundur realizimin në kohë të projektit tuaj.
Topografi me Dron
Duke përdorur pajisje dhe softuerë topografikë të teknologjisë së fundit, topografët e E.B.S kombinojnë të dhënat e fotogrametrisë ajrore me dron me topografinë e terrenit për të gjeneruar ortomozaikë me rezolucion të lartë dhe modele 2D & 3D.
Projekte Fotovoltaike & Eolike
Stafi ynë i topografëve të trajnuar dhe me pajisje moderne mund të përpunojë projekte të çdo madhësie, energjitike, ujore, fotovoltaike diellore ose eolike, sistemet e tubacioneve, rrjetie elektrike, ose sisteme GIS . Të pajisur me teknologjinë më të fundit, ekipi ynë mund të aksesojë terrenet më të thyera për të mbledhur rezultate të sakta dhe në kohë. Burimet tona na mundësojnë të mobilizojmë në një moment për të siguruar që projekti juaj të jetë në kohë.